Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valery Zaluzhny, tha të hënën se “mbrojtja e Mariupolit vazhdon” mes luftimeve të ashpra midis forcave ukrainase brenda qytetit të rrethuar, trupave ruse dhe separatistëve pro-rusë.

“Lidhja me njësitë e forcave të mbrojtjes që mbajnë heroikisht qytetin është e qëndrueshme dhe e ruajtur,” tha Zaluzhny. “Theksoj se kryerja e operacioneve të mbrojtjes nuk është një temë për diskutim publik. Ne po bëjmë të mundshmen dhe të pamundurën për të fituar dhe shpëtuar jetët e personelit dhe civilëve në të gjitha drejtimet.”

Denis Pushilin, kreu i Republikës Popullore të Donetskut të mbështetur nga Rusia, tha të hënën se porti i qytetit kishte rënë në duart e forcave ruse dhe të mbështetura nga Rusia, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve. Këto raporte nuk mund të verifikoheshin menjëherë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se rreth 100,000 civilë mbeten në qytet, i cili është nën bombardime të rënda. Mbrojtja e Mariupolit e Ukrainës ka lidhur njësitë ruse dhe ka penguar përpjekjet e tyre për të ngurtësuar një korridor tokësor nga kufiri rus deri në gadishullin e Detit të Zi të Krimesë.

Instituti për Studimin e Luftës, një institut kërkimor për mbrojtjen që gjurmon operacionet ushtarake në Ukrainë, vlerësoi të dielën se “forcat ruse ndanë Mariupolin nga qendra e qytetit në bregdet më 10 prill, duke izoluar mbrojtësit e mbetur ukrainas në portin jugperëndimor dhe në Azovstal lindor.

Mbrojtja e Mariupolit ka qenë një pikë grumbullimi kombëtar për ukrainasit dhe shkatërrimi i qytetit është bërë një simbol i përdorimit pa kriter të fuqisë së zjarrit nga Rusia.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se “dhjetëra mijëra” njerëz kishin vdekur në Mariupol.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb