Ish- ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka akuzuar mazhorancën se do që të kapë KLSH-nëme mekanizmin zhbllokues për të komanduar një zv/kryetar.

Shehu e krahason këtë veprim nga mazhoranca si ajo me kryeprokurorin ndërkohë thotë se ndryshimi ligjor përmbys çdo gjë në KLSH.

Më tej ai kujton se ishte ai bashkë me ish- kryeministrin Fatos Nanon që nënshkruan marrëveshjen që kreu i KLSH-së përcaktohet dhe i përket opozitës, por mazhoranca me përpjekje anti- kushtetuese do që ta kapë.

Në krye të KLSH vijon të jetë Bujar Leskaj pasi Kuvendi ka rrëzuar tre propozime të Metës për drejtuesin e atij institucioni, por pak ditë më parë Presidenti ka propozuar Arben Shehun si të katërtin.

 

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Rama, ndersa sot flet per integrimin po “kap” edhe KLSh duke rrezikuar me tej demokracine e rrugen europiane!!
Ne qershor te vitit 1997 nen garancine e Komunitetit Sant’Egidio dhe te miqve italiane, une me Fatos Nanon firmosem ne prag te atyre zgjedhjeve nje mareveshje ku midis te tjerave percaktohej qe dhe drejtuesi i KLSH do t’i perkiste opozites.
Nje mareveshje ajo per te krijuar disa ekuilibra e zbutur deri diku tensionet.
Keto dite me perpjekjet antikushtetuese te PS per te ndryshuar Ligjin e KLSh-se po tentohet “kapja” dhe e tij.
Kjo tentative tejet e rrezikeshme po ndodh kur kriza ne vend eshte unikale, pluridimensionale, kur kemi nje Parlament e Qeverisje Lokale moniste, kur kjo maxhorance po kontrollon drejtesine, kur jemi pa Gjykate Kushtetuese e te Larte, kur vendi po kthehet perseri ne nje “Republike te Kanabisit”, kur tensionet kane shkuar ne “qiell”:
–Te krijohet nje Zv.Kryetar i KLSh qe propozohet nga Komisioni Parlamentar i Ekonomise, i cili e mund ta drejtoje ate per tre vite…. – per te qeshur e per te qare ky “projekt” i maxhorances, qe dhe vete Maduro nuk do ta kishte perpiluar dot te tille, nje “deja vu” kjo e keq perdorur edhe per Prokurorin e Pergjithshem.
Ne fakt ky eshte nje ndryshim ligjor qe permbys cdo gje ne KLSh duke goditur demokracine, transparencen, luften kunder korrupsionit e konsolidon autokracine.Si i tille ai duhet te sherbeje edhe si nje motiv i forte e sensibilizues, per te thirrur perseri ne mbrojtje te demokracise, Qytetaret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb