Sekretari i Përgjithshëm i Kombëve të Bashkuara, Antonio Guterres pati sot një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Guterres i ka thënë Putinit se pushtimi i Ukrainës binte plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kartës së OKB-së, raportoi BBC.

Guterres tha se ishte thellësisht i shqetësuar për situatën humanitare.

Ai tha se donte të krijonte një grup të ri të përbërë nga Ukraina, Rusia dhe OKB-ja për të bashkërenduar ngritjen e korridoreve humanitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb