Barcelona e ka pësuar më shumë nga të gjitha skuadra nga ndeshjet e kombëtareve gjatë shtatorit. Memphis Depay dhe Frenkie de Jong e kanë paguar shtrenjtë, ashtu si Koundé dhe Araujo që u dëmtuan më herët .

Të dy holandezët u janë nënshtruar testeve mjekësore pasditen e djeshme me Barçën, të cilat kanë konfirmuar shqetësimet. Memphis ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Frenkie de Jong ka një zgjatje të muskulit po në këmbën e majtë.

Klubi katalanas, përmes një deklarate ka raportuar shqetësimin se nuk janë në dispozicion të trajnerit Xavi, por nuk ka treguar kohën e parashikuar që duhet të qëndrojnë larg fushave të lojës. Dy lojtarët holandezë kanë humbur rolin e titullarit në këtë sezon dhe tashmë vijnë edhe dëmtimet.

Sulmuesi ka marrë pjesë vetëm në tri ndeshje: gjithsej 131 minuta. Mesfushori nga ana e tij ka qenë i pranishëm në tetë ndeshjet që ka luajtur skuadra blaugrana, ndonëse ka nisur si titullar vetëm gjysmën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb