Një ndeshje shumë e mirë e ekipit kombëtar Shpresa. Kuqezinjtë 21-vjecarë fituan 2-0 përballë Sllovenisë, rival që vetëm 3 ditë më parë barazoi 2-2 me Anglinë. Dy fitore radhazi dhe U-21 mban vendin e dytë në grup.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Sërish tapeti i stadiumit “Elbasan Arena” i rënduar nga reshjet e shiut, por që nuk u bë pengesë, sidomos për kuqezinjtë, që bëjnë lojë teknike dhe të shpejtë.

Pjesa e dytë nis mirë për tanët. Supergol i Karricës në minutën e 52-të. Shqipëria në avantazh pas një aksioni të nisur nga Mitaj në të majtë. Pa kaluar as 6 minuta, vjen goli i dytë me Dobrën, i cili tund rrjetën me një goditje të shkëlqyer me kokë pas asistit perfekt të Ndreckës.

Minutat e fundit Sllovenia bën presion dhe rrezikon. Është portieri ynë Tafas ai që pret në dy raste dhe shpëton portën kuqezi. Madje ai në fund pret edhe një penallti, fantastik portieri i Kukësit. Në grup po luhet ndeshja Andorra-Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb