Si kurrë më parë, “Air Albania” u bë dëshmitar i një ngjarje të pa precedentë. Tifozët kuqezi, grupimi ultras më i famshëm i Kombëtares, refuzoi në mënyrë publike, demonstrative ndjesën e lojtarëve pas ndeshjes kundër Islandës. Jo vetëm kaq, por refuzuan gjithashtu fanellat e lojtarëve.

Këto janë pamje që nuk jemi mësuar t’i shohim, por në të njëjtën janë pamje që tregojnë qartë mllefin e madh të tifozëve, dukshëm jo të kënaqur me sjelljen e lojtarëve, me atë që kanë dhënë në fushë këtë periudhë.

Përpara këtij momenti, TKZ shpalosën edhe një banderolë me një mesazh të qartë: “Kombëtarja e shqiptarëve, jo e mercenarëve”.

Tkz
Tkz

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb