Redon Xhixha ishte një nga më të mirët për Tiranën, duke shënuar 2 gola në derbin ndaj Partizanit (0-2). Xhixha foli për mediat pas ndeshjes, duke analizuar atë që u pa në fushë.

“Ndeshja? Jam i lumtur që po realizoj gola, dhe unë dua të falenderoj Ismailgecin pasi një njeri që humbi person e tij të afërt dhe erdhi të luante me ne është diçka e jashtëzakonshme. Unë dua t’ia dedikoj të fitoren atij dhe golat e takimit.

Penalltia? Fola me Kallakun dhe më tha të gjuaj penalltin dhe ma lejoj ta gjuaj janë ndeshje me presion dhe e ndava mendjen dhe godita në një krah por ishte fati i portierit që e priti.

Zëvendësimi? Janë mendimet e trajnerit dhe nuk më takon mua por në fund jam i lumtur që nuk më ka zëvendësuar.

Pushimi? Të themë të drejtën profesori na tha që kur ekipet janë me 10 lojtarë japin shpirtin në fushë dhe ashtu bëmë dhe arritëm të fitojmë. Mbështetjen më të madhe kam familjen por këto gola sot ia dedikoj Ismailgecit. Nuk kam asnjë shifër dhe mendoj të realizoj sa më shumë.

Parashikimi i Seferit? Seferit ja ka ndjer zemra dhe po mundohem ta zëvendësoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Trofeu Skukës? Këtë tani e mora vësh dhe ktë e vendos Lila mesa di unë, dhe i them që të shikoj mirë muajin tjetër. Përtej të gjithave Lila është një profesionist dhe ai di më mirë kë zgjedh.

Ftesa e Rejas? Të themë të drejtën çdo futbollist e ka ëndërr të luaj me Kombëtaren dhe shpresoj të më vij ftesa patjetër që do ta pranoj” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: