Elseid Hysaj ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Kombëtares me Islandën. Kapiteni i kuqezinjve u shpreh se është gati për të dhënë maksimumin në këtë takim që do të shërbejë si test gjeneral para sfidës me Izraelin. Para gazetarëve, Hysaj u shpreh:

“Unë jam 100 përqind gati. Siç kemi luajtur edhe ndeshjen e fundit me Islandën, kemi treguar që jemi të rrezikshëm. Dje pamë ndeshjen me Izraelin dhe pamë që luanin me kundërsulm. Me Spanjën treguam që niveli jonë është rritur shumë. Jemi gati për atë ndeshje.

Presion? Ne jemi 3 skuadra të forta në një nivel gati të afërm. Rusia është me nivel të lartë. Tani që mungon kemi mundësi të artë për të shkuar më tej. Duhet ta shfrytëzojmë për të shkuar në Play-Off.

Lodhja? Gjithë lojtarët që janë këtu, kanë ardhur me qejf dhe me 100 përqind të fizikut. Kushdo që vjen këtu, do të ecë përpara. Ne duam të ikim atje dhe të shohim se si shkon ndeshja.

Goli i radhës? S’e kam parë golin me Islandën. Pak gola kam bërë. Shpresoj të shënoj sërish. Kam parë dje Islandën me çunat dhe ishim të përqendruar me lojën që bëjnë ata”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb