TIRANE – Pas ndeshjes me Danimarkën, ku kombëtarja shqiptare arriti një tjetër rezultat historik në eliminatoret e Europianit “Francë 2016″, djemtë e De Biazit kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, për të nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës. Kuqezinjtë do të përballen me Portugalinë të hënën në orën 20:45.
Pas barazimit të djeshëm, rriten edhe më shumë shanset e Shqipërisë për një kualifikim direkt në Kampionatin Europian “Francë 2016″. Pjesëmarrja në “playoff” është zyrtarizuar pas takimeve të djeshme, në një kohë që kuqezinjtë mbeten sërish në pozita shumë të mira për t’u kualifikuar direkt në kompeticionin e një viti më pas.
Aktualisht Shqipëria është e treta në grup, me pikë të barabarta me Danimarkën, por me golavarazh të përgjithshëm më të mirë. Me barazimin e djeshëm, kuqezinjtë ruajnë pozitat dhe avantazhi është se ka një ndeshje më pas se Danimarka. Përballja e së hënës me Portugalinë është shumë e rëndësishme dhe përfaqësuesja do të luftojë minimalisht që të shmangë humbjen.
Edhe me një pikë në sfidën ndaj portugezëve, Shqipëria kalon në vendin e dytë, në një kohë që dy ndeshjet e fundit i luan ndaj Serbisë në Shqipëri dhe Armenisë në transfertë, të dyja jashtë loje. Nga ana tjetër, danezët do të përballen me Portugalinë, sfidë nga e cila mund të përfitojë jo pak Shqipëria.
Gjithashtu, skuadra e De Biazit ka edhe golavarazhin më të mirë të përgjithshëm të grupit me shtatë gola të shënuar dhe dy të pësuar. Në këtë mënyrë, barazimi i djeshëm bën që Danimarka të mos shkëputet dhe avantazhi i Shqipërisë në këtë moment është që ka një ndeshje më pas. Përballja e së hënës në Elbasan ndaj Portugalisë është më e rëndësishme në këtë moment të eliminatoreve dhe, një gjë të tillë, e tha hapur edhe trajneri Xhani De Biazi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: