Hungaria është një test jetik për përfaqësuesen kuqezi, është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të mbajtur të ndezur kualifikueset e botërorit “Katar2022”. Edy Reja dhe të besuarit e tij janë përpara një prove shumë të madhe që mund të ketë ndikim për të tashmen dhe të ardhmen e projektit kuqezi. Më në fund në stadium këtë të diele rikthen tifozët për të shijuar dhe mbështetur live përfaqësuesen që aq shumë duan.

Biletattt
Biletattt

Sot më shumë se kurrë kërkohet mbështetja e tifozëve për të qenë në krahë të Kombëtares, për të shtyre kuqezinjtë drejtë një suksesi të mundshëm. “Elbasan Arena” ofron të gjithë kushtet anti-Covid për të bërë të mundur garancinë të gjithë tifozëve. Deri më tani janë shitur afro 3 mijë bileta ndërsa shitja e tyre vijon në të gjithë sportelet, Tiranë dhe Elbasan për të bërë të mundur që stadiumi të jetë në kapacitetin maksimal, aq as lejohet, 30% i tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb