Largimi i tre futbollistëve nga grumbullimi përzien edhe njëherë kartat për formacionin e Kombëtares në miqësoren ndaj Armenisë. Duke parë që Broja dhe Uzuni nuk janë më, sulmi do të jetë ndryshe krahasur nga sfida me Italinë.

Por edhe në repartet e tjera pritet të ketë ndryshime, duke nisur nga porta, që nuk është çudi që në vend të Berishës të luajë Kastrati. Në mbrojtje Reja mund të lërë pushim Ismajlin dhe ta nisë me Adrian Bajramin, për ta parë këtë të fundit në aksion që nga fillimi.

Reparti i prapavijës do të plotësohet me Hysajn, Kumbullën Mihajn dhe Lenjanin, me dy anësorët që kur kuqezinjtë kanë topin në zotërim shtyjnë përpara si pistona në mesfushë. Ndërkohë, në mesfushë mendohet që Asllani ta nisë titulla këtë herë, ndihmuar nga Bare dhe Ramadani.

Abrashi pritet të jetë në stol. Nedim Bajrami dhe Muçi mendohet të jenë në sulm, por nuk është çudi që Reja të fusë Skukën nga fillimi së bashku me Muçin. Me siguri që të gjithë do të marrin minuta në miqësoren ndaj Armenisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb