Kombëtarja shqiptare pritet të përfshihet në video-lojën e re të EA Sports, FIFA 15.

Kompania EA ka filluar promovimin e FIFA 17 dhe siç raportohet ekipi kuqezi do të jetë në mesin e përfaqësuesve që përdoruesit do t’i kenë në dispozicion për lojëra.

Sivjet në FIFA 17 do të shtohen 11 ekipe të reja kombëtare pasi kompania EA ka fituar të drejtat me federatat e futbollit.

Shqipëria në FIFA 17 do të ketë një ekip me përvojë, sidomos në mbrojtje. Ylli i ekipit në video-lojë pritet të jetë Elseid Hysaj, i cili vlerësohet se posedon shpejtësi të madhe.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb