Nesër Kombëtarja shqiptare nis fushatën e kualifikuese Euro 2014, teksa do të luajë në Varshavë kundër Polonisë. Një rival të cilin kuqezinjtë e ndeshën dhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës. Historiku nuk është në favor të Shqipërisë, që nuk ka fituar dot asnjë nga 7 ndeshjet e fundit ndaj Polonisë.

Sa i takon vlerës së skuadrave të grumbulluara, ekipi kuqezi, sipas transfermarkt vlerësohet në vlerën e 62 milionë eurove, e nga grupi aktual lojtari me vlerën më të shtrenjtë është Kristian Asllani, i cili ka arritur vlerën e 12 milionë eurove.

Për polakët, lojtari më i shtrenjtë është Robert Lewandowski, futbollisti i Barcelonës vlerësohet 40 milionë euro, ndërkohë që vlera e Polonisë është 240 milionë euro.

Sa i takon paraqitjeve të fundit, Polonia vjen pas tre humbjeve, teksa është mundur në Kupën e Botës nga Argjentina në grupe dhe më pas nga Franca, ndërsa e nisi me humbje dhe edicionin e kualifikueseve ndaj Çekisë.

Në anën tjetër, kuqezinjtë në tre ndeshjet e fundit kanë marrë 1 fitore me Armeninë, ndërsa janë mundur nga Italia dhe kanë barazuar me Islandën, sa u takon ndeshjeve zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb