Komedia e shkrimtarit të njohur, Bashkim Hoxhës, njëherësh drejtuesit të emisionit aq të ndjekur të mëngjesit në News24 “Koha për tu zgjuar” do të botohet në Antologjinë e Dramaturgjisë.

Lajmin e ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tij vetë Hoxha, i cili thotë se komedia e tij është përzgjedhur e përkthyer në anglisht e rumanisht për t’ju bërë më pas leximi skenik nga aktorët rumunë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Sibiut, Rumani.

STATUSI I PLOTE
Sot mora lajmin e mire se komedia ime TAG eshte perzgjedhur e perkthyer ne anglisht dhe rumanisht per t’u botuar ne Antologjine e Dramaturgjise bashkekohore dhe do t’i behet leximi skenik nga aktoret rumune ne kuader te Festivalit Nderkombetar te Sibiut, Rumani.
Ndaj kenaqesine time me miqte dhe ata qe duartrokiten versionin e venies ne skene te kesaj komedie me dashuri nga Teatri Kombetar ne Tirane dhe ata qe ne Kosove duartrokiten trupen profesioniste te Teatrit te Podujeves.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: