Episodet heroike të ukrainasve po rezultojnë më të forta se tanket ruse, komenton historiani i njohur hebre, Yuval Noah Harari në një artikull për gazetën izraelite ”Yediot Ahronot” me titull ”Pse Putini tashmë ka humbur”.

Sipas Hararit, autor i librave të famshëm “Sapiens. Lindja e njerëzimit” dhe ”21 mësime për shekullin XXI”, ”për të përmbushur qëllimin e tij, Putinit do t’i duhej një fitore me pak gjak dhe e pasuar nga pak urrejtje”.

Por, në vend të kësaj, po ndodh krejt e kundërta.

”Historitë janë materiali nga të cilat kombet janë formuar. Për breza të tërë ukrainasit do të flasin për presidentin e vendit të tyre, i cili i tha SHBA-së se i duheshin armë dhe jo të largohej nga vendi, për ushtarët që nuk iu bindën urdhrit të anijes luftarake ruse apo për civilët që ndaluan tanket”, thotë Harari.

”Në të njëjtën kohë këto histori do të kenë një ndikim më të madh sesa ato të tankeve. Putini duhet të kujtojë ndikimin e heroizmit të rusëve në rrethimin e Leningrad, nga ku edhe vetë u edukua”, thekson historiani.

Harari vëren se, ndërsa Gorbaçovi la si trashëgimi miqësinë mes popullit rus dhe atij ukrainas, Putini i bëri ata armiq.

”Nëse dikush ka firmosur certifikatën e vdekjes së Perandorisë Ruse ai nuk është Mihail Gorbaçovi, por vetë Vladimir Putini”, përfundon Harari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: