TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet “Facebook”-ut. Bëhet fjalë për një përgjigje ndaj pyetjeve dhe kritikave në faqen e tij në “Facebook”. Rama shkroi më herët për bashkëbisedimin.

“Takohemi pas pak LIVE këtu dhe duke ju falënderuar për shumë komente të këtyre ditëve të ngarkuara me shumë baltë, si edhe duke ju siguruar se pasi i kemi lexuar të tëra shqetësimet tuaja një për një, kemi zgjedhur më të “egrat” për bashkëbisedimin tonë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkroi Rama.

Shqetësimi i parë ishte ai për pagat e zjarrfikësve.

“Një rritje page për zjarrfikësit, as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë e as i përgjigjet objektivit tonë se është një rritje për këtë tremujor ndërkohë me buxhetin e ri do ketë tjetër rritje siç do ketë dhe për mjekët infermierët dhe mësuesit.

Dua t’u them gjithë punonjësve zjarrfikës jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie ndoshta që nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për gjithë kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat, ndërkohë që menjëherë me buxhetin e ri si do parashikojmë një tjetër rritje për të vijuar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët do ketë rritje për zjarrfiëksit, mjekët, infermierët e mësuesit”, tha Rama.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: