TIRANE

Evi Reçi dhe Kledi Hysa prej disa muajsh kanë bërë publike lidhjen e tyre, e cila duket se po shkon mjaft mirë deri më tani. Së fundmi dyshja ka udhëtuar drejt jugut për t’u relaksuar disa ditë buzë detit.

Nuk kanë munguar fotot dhe videot nga momentet e tyre së bashku. Mirëpo, duket se diçka është zbuluar nga mikesha e moderatores. Ka qenë komenti i Arjola Shehut ai që ka tërhequr vëmendje në fotot e Evit.

“Xoga ime. Diku aty pashë një gjë… thjesht po e them”,– ka shkruar Arjola. Ky koment ka bërë që të dyshohet se ndoshta Evi ësht në një pritje të ëmbël.

Ndërsa këngëtarja zgjodhi të përgjigjej me disa emoji, që e bëjnë akoma edhe më shumë të dyshimtë komentin e mikeshës së saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: