Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, që nxjerr si problematike Shqipërinë me pandëshkueshmërinë dhe korrupsionin.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Salianji duke marrë spunonte nga komenti i Ramës për këtë raport, ndërsa thekson se kryeministri nuk ngurron që të sulmojë Departamentin e Shtetit sikur të flasë për institucion të botës së tretë.

REAGIMI I SALIANJIT
Raportin e zyrës diplomatike më të rëndësishme të botës, Edi Rama e quan copy paste. Ky medemek proamerikani i madh, kur raporti i DASH, një nga raportet më të besueshme të botës që shërben për të matur nivelin e demokracise, korrupsionit, lirive, zbatimin e ligjit, e shpall qeverinë Rama më të korruptuar të rajonit dhe jo legjitime, nuk ngurron të sulmojë dhe të anatemoje Departamentin e Shtetit sikur të flasë për institucion të botës së tretë.
Edi Rama ngatërron institucionet e qeverise se tij që i ka katandisur si të botës ssë tretë me atë të DASH. Fjalët e tij janë mashtrime kur ben propogandë se kërkon zbatimin e ligjit apo se është partner me USA në luften kundër korrupsionit, deklarata e sotshme kundër DASH tregon qartë fytyrë e vërtetë të tij. Ai thjesht është autokrati tipik lindor që ska asnjë lidhje me demokracitë perëndimore. Shoqëria shqiptare i është mirënjohese SHBA për kontributin që ajo jep në luftën kundër korrupsionit, forcinit të demokracisë dhe zbatimin e ligjit.
Një qeveri e pa legjitimitet dhe që nuk buron nga vullneti i popullit por si raporti i DASH shpreshet “raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb