Në përfundim të ndeshjes së fituar kundër laçit të enjten, mbrojtësi me origjinë nga Kosova i Skënderbeut, Bajram Jashanica, komentoi edhe sfidën e ardhshme të “Europa League” që luhet të enjten në “Elbasan Arena” kundër Partizanit të Beogradit.

Jashanica u shpreh se kjo sfidë është e veçantë për të pasi futbollistët kosovarë i dinë mirë masakrat e serbëve në Kosovë. Mirëpo kjo deklaratë nuk ka kaluar pa vëmendje në mediat serbe të cilat e kanë cilësuar si një provokim atë çfarë ka shprehur Jashanica.

kurir-470x422

“Para se Partizani të shkojë në Shqipëri, futbollisti i Skënderbeut provokon serbët”, shkruan “Kurir”.

“PROVOKIM Para se Partizani të arrijë në Shqipëri, lojtari i Skënderbeu flet për Kosovën”, shkruan “Blic”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb