Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi, ka theksuar rëndësinë që ka raportimi i qytetarëve në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Policia thekson, se krahas numrit të emergjencave 112, qytetarët kanë adresuar problematikat e tyre në aplikacionin e denoncimeve online, ku janë evidentuar dhe ndaluar më pas nga ana e uniformave blu qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por jo vetëm.

Në njoftim uniformat blu kanë renditur të gjitha ndalimet dhe masat që javë vendosur ndaj shoferëve të “pabindur” nga denoncimet që kanë ardhur pikërisht nga denoncimet në “Komisariatin Dixhital”. Me anë të këtij aplikacioni, policia thotë se qytetarët janë “syri i policisë” edhe në zonat më të largëta.

Njoftimi i Policisë:

Krahas telefonatave të shumta që adresohen çdo ditë në numrin e emergjencave 112, shumë qytetarë kanë zgjedhur të denoncojnë veprimtari të paligjshme në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, nëpërmjet të cilit tashmë janë në gjendje të kontrollojnë edhe reagimin e strukturave përgjegjëse të Policisë së Shtetit, për njoftimet e adresuara nëpërmjet këtij aplikacioni.

Rrugorët e kryeqytetit kanë monitoruar me kujdes dhe profesionalizëm maksimal të gjitha njoftimet e adresuara nga qytetarët, një pjesë e të cilave janë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si ushtrim aktiviteti të palicencuar nga mjetet e përdorimit vetjak, shkelje të sinjalizimit rrugor, gara shpejtësie, parakalime të gabuara etj.

Shumica e njoftimeve janë mbi informalitetin në fushën e transportit publik, kryesisht në zonat periferike të kryeqytetit apo rrugë në të cilat prezenca fizike e Policisë është më e reduktuar. Falë aplikacionit, qytetarët kanë mundësinë që të jenë “Syri i Policisë” edhe në zonat më të largëta.

Falë njoftimeve të sakta të adresuara në Komisariatin Dixhital, rrugorët e kryeqytetit këtë javë kanë mundur të identifikojnë në kohë dhe të procedojnë administrativisht 432 drejtues mjetesh, konkretisht:

• 31 drejtues të automjeteve të ndryshme, të cilat janë denoncuar për ushtrim aktiviteti të palicencuar në fushën e transportit publik ose jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave;

• 22 drejtues automjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

• 123 drejtues automjetesh për qarkullim në korsitë e shërbimit publik;

• 46 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

• 19 drejtues automjetesh për veprime të rrezikshme dhe gara shpejtësie;

• 191 drejtues automjetesh për shkelje të tjera të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, si rezulat i denoncimeve të qytetarëve në Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 1994 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

#KomisariatiDixhital??♀NeDorenTuaj
#KomisariatiDixhitalGaranciPerPolicimObjektivDheProfesional
#MeKomisariatinDixhitalJemiKudoDheKurdo
#FaleJushTashme??MeShume?


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb