Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Komisioni Hetimor i ngritur për hetim të presidentit Ilir Meta po funksionon njësoj si dikur, në kohën e komunizmit.

Shehu thekson se 42 “papucët” parlamentarë shkëlqyen sot në Komisionin Hetimor, në mbrojtje të despotizmit një-partiak.

Postimi i Tritan Shehut:

42 “pupacet” parlamentare me perfaqesuesit e tyre ne te ashtuquajturin Komision Hetimor, shkelqyen sot ne mbrojtje te despotizmit nje partiak.

Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe, per te zene vendet ne menyre antikushtetuese ne ate “parlament” keta 42 “pupace”, mbasi dorrezuan mandatet apo nuk pranuan vajtjen aty mbi 180 deputete, u investua totalisht Rilindja vete.

Seleksionim i forte ky, qe nuk mund te mos “lindete” kete skuadron kaq “besnik” me vijen politike te autokracise rilindase.

Edhe detashmenti i vjeter bolshevik, qe per dekada perdori ate salle per gjyqet e tij politike, duhet te jete rengjethur sot nga ngazellimi (mbi apo nen toke, kudo ku ndodhet), duke i degjuar keta “pupace” te “kendojne” sot me aq entusiazem kenget e tyre te dikurshme per “Partine-Shtet”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb