Ka përfunduar mbledhja e grupit të deputetëve të Sali Berishës që u mbajt në Kukës. Pas mbledhjes Gazment Bardhi tha për mediat se është vendosur ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, duke njoftuar se bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.

Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashëkryetar është caktuar  Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIR.

Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: