Presidenti Ilir Meta ka komentuar miratimin e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty-t sa i takon hetimit të krimeve për luftën e Kosovës.

Ky komision u kërkua nga PS-ja. Ndërkohë, nga Vlora, pasi bëri homazhe në varrin e Ismail Qemalit, kreu i shtetit e cilësoi ngritjen e këtij komisioni të padobishëm. Sipas tij kjo nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë.

“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb