Një ditë para zgjedhjeve dalin edhe problemet e para me komisionerët. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se në KZAZ 75 që i përket bashkisë Këlcyrë, në Qendrën e Votimit 4146 opozita nuk ka komisionerë.
Kjo pasi kandidatët për komisionerë të ofruar nuk përmbushnin kriteret e përcaktuara më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Një prej këtyre kritereve që nuk kanë përmbushur ka të bëjë me arsimin e përcaktuar.
Në total janë 7 komisionerë, 3 PS; 1 LSI, 2 PD dhe 1 PR. Tre komisionerë të opozitës munguan. Për rastin në fjalë është njoftuar KQZ dhe pas disa orësh është bërë edhe zëvendësimi i tyre.
Sipas kodit zgjedhor, nëse nga opozita nuk ka komisionerë që përmbushin kriteret atëherë vendosen komisionerë kryesisht nga KZAZ. Zëvendësimi i anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së bëhet, si rregull, me persona të cilët kanë trajnim për legjislacionin zgjedhor.
(m.k/BalkanWeb)