SHKUP- Letra e komisionerit Johanes Hahn drejtuar liderëve të katër partive politike përmban kërkesat e vjetra për reforma. Por kësaj radhe kërkesat e Hanit janë theksuar me një ton paksa më të vrazhdë. Sipas burimeve diplomatike, faktori ndërkombëtar po insiston për një takim të ri, pas dështimit të Vjenës i thirrur nga euro-deputetët Vajgël, Kukan, Houit dhe komisioneri Hahn “Palët të rifillojnë dialog dhe të gjejnë patjetër një zgjidhje kompromisi, shkruan Alsat M.

Të zbatohen të gjitha reformat, të bëhet pastrimi i listës zgjedhore së bashku me reformimin e sektorit të mediave. Zgjedhjet medoemos të jenë gjithëpërfshirëse”, thuhet të jetë përmbajtja e letrës së faktorit ndërkombëtar të përcjellë përmes ambasadorit të BE-së Aivo Orav. Partitë politike kanë heshtur për sa i përket përmbajtjes së letrës së komisionerit Hahn, i cili ka kërkuar zbutje të qëndrimeve dhe kompromis për dalje nga kriza politike. Partitë nuk mohuan pranimin e letrës, edhe pse thonë se ajo është adresuar për partitë që kanë vepruar në kundërshtim me marrëveshjen politike, gjë për të cilën partitë fajësojnë njëra tjetrën.

Nga VMRO-ja thonë se letra i është adresuar LSDM-së, ngase kjo parti nuk ka aspak konsideratë për interesat e Maqedonisë. Por në LSDM thonë se vendimet e pushtetit thelluan krizën. Partitë shqiptare edhe kësaj radhë janë renditur prapa faktorit ndërkombëtar dhe po kërkojnë tejkalim të lehtë të çështjes. Mbetet deri pas festave, partitë të ndërtojnë qëndrim në lidhje me kërkesat e faktorit ndërkombëtar, dhe të vendosin nëse do të ulen në dialog, ose do të vazhdojnë me qëndrimet e betonuara partiake.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: