Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka dhënë një deklaratë lidhur me tragjedinë në Kombinat që çoi në vetëflijimin e një nëne dhe vajzës së saj, dhe mbijetimin nga vdekja të vajzës tjetër.

Komisioneri mbështet hetimet e Prokurorisë së Tiranës teksa apelon institucionet, njerëzit me profil publik por edhe kompanitë mediatike të trajtojnë këto ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike me seriozitet.

 

DEKLARATA ZYRTARE

?Deklaratë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar

✅KMD dhe QBNF ngushëllojnë familjen Josifi për humbjen e pakuptimtë të dy jetëve dhe mbështet hetimet gjithëpërfshirëse të Prokurorisë e Tiranës për rrethanat e ngjarjes që tronditën opinionin publik.
✅Në këtë kontekst, ftohen mediat të raportojnë ngjarjen me standartet e kodit të etikës dhe vetëpërmbajtje në mos diskriminimin e komuniteteve fetare, me etiketime që cenojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.
✅Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt.
✅Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi garanton çdo qytetar dhe komunitet që i cenohet dinjiteti për shkaqe diskriminimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb