TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i pranishëm sot në konferencën e 10 vjetorit të krijimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në fjalën e tij, Balla u shpreh në krye të 10 viteve kemi një bilanc pozitiv, i cili na mbush me shpresë që shoqëria pa diskriminim është një objektivi realizueshëm dhe në asnjë rast nuk duhet konsideruar si utopi në një vend si Shqipëria që pasaportën e vet më të mirë europiane ka bashkëjetesën ndërfetare.

“Ne kemi të gjitha premisat për të ecur drejt një shoqërie pa diskriminim. Dhe ajo që mendoj unë është e rëndësishme në këtë moment të maturimit 10 vjeçar të institucionit të Komisionerit është që të shkojmë në një nivel më të lartë për sa i përket kuadrit ligjor dhe rregullativ si dhe me instrumentet që luftojnë diskriminimin në shoqërinë tonë. Ky aspekt sigurisht do të kontribojë për të luftuar diskriminimin në të gjitha format që mund të shfaqet ajo në shoqëri.” u shpreh Balla ndërsa theksoi se , ne si shoqëri përballemi me sfida serioze për sa i përket luftës kundër Diskriminimit dhe promovimit të barazisë.

“Dhuna në familje është një nga këto sfida të mëdha me të cilat shoqëria shqiptare përballet dhe promovimi i barazisë gjinore duke filluar nga institucionet është një mekanizëm i fuqishëm për ta luftuar atë. Në lidhje me mekanizmin e fundit, besoj se ndajmë të njëjtin qëndrim, Shqipëria pikërisht në vitet e fundit ka bërë hapa gjigandë në drejtim të promovimit të barazisë gjinore në administratën lokale dhe qëndrore. Nëse i referohemi statistikave vetëm 9 vite më parë në 2011 për zgjedhjet vendore, në 384 njësi administrative vendore (me ndarjen e vjetër administrative, kandidatë në komuna dhe bashki) nga 384 kandidatët e përzgjedhur vetëm 5 ishin gra.” – deklaroi Balla.

Fjala e plotë:

Është padyshim nje iniciative e sukseshme arsyeja për ët cilën jemi mbledhur sot, sepse në krye të 10 viteve të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kemi një bilanc pozitiv, i cili na mbush me shpresë që shoqëria pa diskriminim është një objektivi realizueshëm dhe në asnjë rast nuk duhet konsideruar si utopi në një vend si Shqipëria që pasaportën e vet më të mirë europiane ka bashkëjetesën ndërfetare.

Nisur nga ky realitet për të cilin ne si shqiptarë duhet të jemi krenarë, ne kemi të gjitha premisat për të ecur drejt një shoqërie pa diskriminim. Dhe ajo që mendoj unë është e rëndësishme në këtë moment të maturimit 10 vjeçar të institucionit të Komisionerit është që të shkojmë në një nivel më të lartë për sa i përket kuadrit ligjor dhe rregullativ si dhe me instrumentet që luftojnë diskriminimin në shoqërinë tonë. Ky aspekt sigurisht do të kontribojë për të luftuar diskriminimin në të gjitha format që mund të shfaqet ajo në shoqëri.

Duke qenë plotësisht i bindur mbi rëndësinë e instrumentave ligjorë në luftën ndaj diskriminimit, pa hezituar në asnjë çast, kam vendosur të jem në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të shumicës edhe nismëtari, duke firmosur PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10221, DATË 04.02.2010 “PЁR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI”. Pikërisht në cilësinë e drejtuesit të shumicës në Kuvend për të treguar vullnetin  tonë të plotë për të ecur më tej në masa edhe më të forta për të garantuar një shoqëri pa diskriminim.

Megjithatë shtysa më e fortë për të mbështetur këto ndryshime të propozuara nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ishte mbi të gjitha nevoja për të pasur një përafrim të plotë të legjislacionit kundër diskriminimit me aktet e BE, jo vetëm nga aspekti juridik por edhe si perceptim më i avancuar shoqëror dhe institucional i parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit. E nënvizoj përafrimin si shtysën kryesore edhe për shkak edhe të faktit se sikurse të gjithë konstatuam me krenari më shumë se 91 % e shqiptarëve të intervistuar, në sondazhin e publikuar nga delegacioni i BE-së në Tiranë vetëm pak ditë më parë, pohojnë se të gjitha detyrat e shtëpisë të vendosura nga ana e BE-së janë për të mirën e shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është ndjesi tejet pozitive që nuk besoj që mund të konkurohet në një vend tjetër në rrugën e integrimit europian apo qofshin kto dhe vende anëtare të BE-së.

Për këtë qëllim përafrimi është detyrim i kësaj maxhorance parlamentare sidomos në fusha ku shoqëria shqiptare ka më tepër benefite të matshme. Dhe benefitet e ndryshimeve të propozuara janë substanciale për shkak se parashikohet shtimi i disa formave të reja të diskriminimit në një dispozitë të re (neni 3/1 – Format e Diskriminimit) siç janë Diskriminimi Ndërsektorial, Gjuha e Urrejtjes, Segregimi, Ngacmimi Seksual.

Më vjen mirë që me këtë nisëm adresojmë edhe rekomandimin e Raportit të Komisionit Europian të 2019 në fushën e mosdiskriminimit që është koncepti i diskriminimit të shumëfishtë, aspekt i cili është përfshirë pikërisht në nenin 3/1.

Formalizimi i këtyre formave të diskriminimit në ligj mundëson luftimin e këtyre fenomeneve negative në mënyrë më të vendosur të mundshme. Sigurisht ndryshimet në ligjin ekzistues kundër diskriminimit nuk janë vetëm në listimin e disa formave të diskriminimit por edhe në aspektet proçedurale, për të cilat nuk dua të ndalem në këtë aktivitet solemn se do t’i analizojë më në detaje gjatë fjalës së tij Komisioneri dhe gjithë aktorët e tjerë të cilët dua t’i falenderoj duke qenë se kjo nisëm është në bashkëpunim të ngushtë me këtë Institucion.

Për sa i përket luftës kundër Diskriminimit dhe promovimit të barazisë, ne si shoqëri përballemi me sfida serioze. Dhuna në familje është një nga këto sfida të mëdha me të cilat shoqëria shqiptare përballet dhe promovimi i barazisë gjinore duke filluar nga institucionet është një mekanizëm i fuqishëm për ta luftuar atë. Në lidhje me mekanizmin e fundit, besoj se ndajmë të njëjtin qëndrim, Shqipëria pikërisht në vitet e fundit ka bërë hapa gjigandë në drejtim të promovimit të barazisë gjinore në administratën lokale dhe qëndrore. Nëse i referohemi statistikave vetëm 9 vite më parë në 2011 për zgjedhjet vendore, në 384 njësi administrative vendore (me ndarjen e vjetër administrative, kandidatë në komuna dhe bashki) nga 384 kandidatët e përzgjedhur vetëm 5 ishin gra.

Ndërsa sot situata paraqitet krejt ndryshe, pasi kemi në të gjitha keshillat bashkiakë barazi tërësore gjinore 50% të këshillave bashkiake, të cilët janë me përfaqësi grash. Në qeveri kemi më shumë gra sesa burra, madje 60% e pozicioneve tona drejtuese në Administratën Publike të Shqipërisë mbahen nga zonja të nderuara që bëjnë një punë shumë të mirë në administratën tonë publike. Këto statistika janë sigurisht shumë inkurajuese të cilat na tregojnë që në krahasim me pikënisjen është bërë shumë, por që nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar radikalisht gjendjen e përgjithshme të grave në shoqërinë tonë. Nuk përmenda këtu qeverinë, ku pjesën me të mirë e kemi më shumë zonja sesa burra dhe kjo është një  gjë tejet e mirë dhe që e rendit Shqipërinë si një dnër 5 vendet e para  në rankimin global sa i përket  përfaqësimit gjinor në qeverisje.

Pikërisht për këtë arsye nisma të tilla përmirësojnë situatën e grave por edhe të të gjithë grupeve vulnerabël në vendin tonë të cilat mund të jenë subjekt i diskriminimit.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë një prej përfaqësuesve të  komunitetit ndërkombëtar që ka punuar ngushtësisht me ne. Dua ta falenderoj posaçërisht ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, znj. Guusje Korthals Altes, e cila ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në avancimin e kësaj iniciative ligjore.

Së fundmi, dua të nënvizoj faktin se për momentin në të cilin ndodhet vendi ynë vis a vis çeljes së bisedimeve për anëtarësim, traspozimi i rekomandimeve dhe i acquis i BE-së janë jetike për procesin dhe se kjo maxhorancë do të vijojmë të vendosur ashtu si me këtë nisëm për të arritur përafrim të plotë të legjslacionit tonë me acquis edhe në fusha të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb