Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin Edi Rama, teksa ka bërë të ditura disa nga temat e takimit.

Varhelyi ka publikuar një foto me kryeministrin Rama në “Twitter”, ku shkruan se kanë diskutuar për nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me BE.

“Sot: Diskutuam nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në #BE me #Shqipëri si dhe zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për #Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve”, shkruan Varhelyi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb