Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson do të vizitojë të shtunën Shqipërinë.

Fillimisht Johansson do të ndalet të enjten në Bosnje e Hercegovinë teksa më pas do të udhëtojë në Shqipëri ku fillimisht do të kryejë disa takime në Tiranë me liderët politikë dhe të institucioneve kryesore.

Të shtunën ajo takon Presidentin Ilir Meta, më pas kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë dhe një konferencë për shtyp në orën 10:00, më pas takime me Bledi Çuçin dhe Lulzim Bashën.

Pas Tiranës Johansson udhëton drejt Kakavijës për të parë e monitoruar operacionin Frontex si dhe një projekt të financuar nga BE për mbrojtjen e emigrantëve nga COVID-19.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb