Komisioni i Posaçëm për raportin e ‘Dick Marty’ është mbledhur sot për të bërë të ditur se tashmë ka në dispozicion nga institucionet shtetërore shqiptare 6 materiale, 2 prej të cilave sekret shtetëror nga SHISH dhe Ministria e Jashtme.
Për shkak të materialeve sekret shtetëror mbledhja e Komisionit ka zgjatur pak, teksa Manja ka kërkuar që anëtarët të jenë me certifikatë sigurie.
Po në këtë mbledhje ka ardhur nga deputeti Artur Roshi i cili ka kërkuar nga Komisioni që të ftojë për raportim një pjesë të komandantëve shqiptarë që kanë qenë në luftën e Kosovës apo në Hagë për të raportuar.
‘’Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar materialin e kërkuar nga ana jonë. Më 13 janar 2021, ka depozituar materialin e kërkuar MEPJ. Po ashtu më 20 janar 2021 ka depozituar materialin Ministria e Drejtësisë, dhe më 26 janar 2021 Ministria e Brendshme.
Po ashtu janë vënë në dispozicion edhe dy materiale, për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror. Një material nga SHISH, në dy kopje, po ashtu dhe një material nga MEPJ në datën 15 janar, një kopje.’’- tha Manja.
(BalkanWeb)