Komisioni Europian ka hapur një hetim antitrust për të vlerësuar nëse Facebook ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur të dhëna reklamuese të mbledhura veçanërisht nga reklamuesit, për të konkurruar me ta në tregjet ku Facebook është aktiv, siç janë reklamat e klasifikuara.

Hetimi do të hetojë, gjithashtu, nëse Facebook lidh shërbimin e tij të reklamave, Marketplace, me rrjetin social, duke shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së.

“Pas një hetimi paraprak, KE ka frikë se Facebook do të shtrembërojë konkurrencën për shërbimin e reklamave në internet”, shkruan ekzekutivi i BE-së.

“Në veçanti, ai mund të përdorë të dhëna të marra nga ofruesit konkurrues, që operojnë në platformën e saj, për të ndihmuar Marketplace të mposhtë konkurrencën”, shtoi ai.

Facebook përdoret nga gati tre miliardë persona në baza mujore dhe nga gati shtatë milionë kompani që reklamojnë.

Ai mbledh sasi të mëdha të dhënash mbi aktivitetin e përdoruesit, duke e lejuar atë të drejtojë grupe specifike të klientëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: