Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviç mandatoi Dritan Abazoviç për formimin e qeverisë së re. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero në një deklaratë për mediat bën me dije se tashmë formimi i qeverisë së re është domosdoshmëri.

KE bën thirrje që qeveria e re të formohet pa vonesa, duke shtuar se kjo është përgjegjësi e politikanëve vendas.

“Formimi i qeverisë së re në përputhje me Kushtetutën ligjore të Malit të Zi është përgjegjësi e aktorëve politikë dhe institucioneve . Ne besojmë se kjo do të ndodhë pa vonesa”, ka thënë më tej zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb