Qëndrimi i Komisionit Europian për kushtet e shtetit të së drejtës nuk ndryshon, theksoi zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, për ata që kërkojnë reagime pas takimit të drejtuesve të Polonisë dhe Hungarisë, të cilët përsëritën veton e tyre mbi buxhetin e BE dhe fondin e rimëkëmbjes.

Ashtu si presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ai shpjegoi në seancën plenare të Parlamentit Europian, se mekanizmi korrespondon me marrëveshjen e korrikut.

“Ne mendojmë se është një mekanizëm që përqendrohet në mbrojtjen e buxhetit europian dhe që garanton një aplikim të drejtë dhe objektiv”, shtoi ai.

“Për më tepër, çdo vendim i marrë mund të sillet në vëmendjen e Gjykatës Europiane të Drejtësisë”, nënvizoi Mamer.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb