Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor të Zgjedhjeve të 25 prillit, Toni Gogu deklaroi se do të hetohet rreth pretendimeve të ngritura nga opozita për atë çka ajo e cilëson ‘masakër zgjedhore’ si dhe problematikat e evidentuara përmes raportit të OSBE/ODHIR.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ përballë gazetares Marsela Karapanço, Gogu tha se plani i hetimit që propozoi kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, kishte mangësi. Sipas Gogut një prej këtyre mangësive ishte fakti se kërkohej një shtrirje më e gjerë në kohë sesa 4 muaj, periudhë për të hetuar.

Ai tha se do të merren në pyetje të gjithë ata që janë thirrur dëshmitarë, madje po qe nevoja edhe patronazhistë.

“Nuk kam pasur shumë kohë të mendoj dhe meditoj, pasi ka qenë një parlament intensiv në një sërë nismash. Kam qenë i ngarkuar me punë. Na shtohet përgjegjësia për paketën fiskale, qoftë për momentin kur i diskuton, pasi je një nga ata që mund të ndihmoj duke ndikuar sado pak. Rritet përgjegjësia. Opozita ka ngritur një sërë pretendimesh. Se pse opozita e quan ‘masakër’, ajo mbetet për t’u parë deri kur të përfundojmë raportin. Detyra ime si një nga 15 anëtarët është që të hetojmë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit, mbi pretendimet që ka ngritur opozita por dhe vërejtjet që ka ngritur raporti i OSBE-ODHIR. Ky është një proces që materializon vullnetin e zgjedhësve dhe prodhon organin më të lartë, Kuvendin. Si deputet socialist, përgjegjësia rritët dhe më shumë. Kur ne vijmë si shumicë, për ne është shumë jetike që jo vetëm t’i mundësojmë pakicës instrumentin që ata kanë, që është një komision hetimor, por që t’i garantojmë atyre respektimin e ligjit. Është fakt që shumica socialiste ka dhënë votat për të krijuar këtë komision, që ka qenë e pranishme në çdo mbledhje. Vetëm në momentin kur dhunohemi me kundraligjshmëri, kërkojmë që të zbatohet ligji. Ne e kemi trajtuar me seriozitet planin e hetimit që solli kryetari i komisionit. Por propozimi kishte disa mangësi. Mangësia e parë që kishte plani, ishte afati. Komisioni është i ngritur nga Kuvendi për të hetuar zgjedhjet. Afati është 4 muaj, ku administrata shtetërore vendoset në këmishë force dhe jep mendimin e saj. Pretendohet se administrata ka lëshuar informacion, legalizime dhe kjo ka ndryshuar vullnetin e shqiptarëve, Këtë pretendon PD-ja. Ajo kërkon që të katërfishojë periudhën. Kërkon që të marrë më shumë kohë. Një mangësi e dytë është se thirrën titullar komisioni si dëshmitar, por ata nga ligji nuk lejohen. Dy institucioneve jashtëzakonisht të rëndësishme për një proces penal, ne si komision i kemi bërë kërkesa, SPAK dhe Prokuroria.

I kemi bërë kërkesë për informacion, i kemi bërë disa pyetje. Kemi marrë përgjigje te detajuara. Do i bëjmë publike kur të jetë koha. Kërkesat për informacion nuk votohet. Komisioni voton me vendim të ndërmjetëm se kë do të thërrasë dëshmitar. Kryeministri Rama do të thirret si dëshmitar psh se ça ka parë për legalizimet, për shërbimet. Në momentin kur komisioni bie në dijeni të personave që kanë mbrojtur votën, ku ka më mirë që të shkohet në burim. Që këto informacione të vihen në veprim. Ne e kemi detyrim ligjor kur marrim këtë informacion, që të thërrasim si dëshmitar dikë. Zoti Bardhi tha në seancën e kaluar që; ‘jam i gatshëm që të vijë si dëshmitar’ është detyrim ligjor që ta thërrasim. E njëjta gjë edhe me 2 kolegë të PD, të cilët kanë treguar dhe kanë pohuar se kanë informacion për disa fakte. Këto janë strategji që janë përdorur nga kolegët e pakicës për të krijuar një lloj drame, një retorikë, që me demek ‘nuk po përpiqen dhe ne duam t’i kërcënojmë’. I gjithë shteti është ngritur në këmbë për t’iu përgjigjur komisionit hetimor. Që në mbledhjen e parë kur kishin kaluar 5 ditë, kishin mbërritur informacionet dhe nuk kishte skaduar afati. Ndërkohë që kryetari kërcënonte. Ne kishim fakte që ajo ishte strategji dhe metodologji kërcënimi, vetëm për të keqinformuar publikun shqiptar. Ju po shihni fare mirë. s’mundet të dëgjojmë kërcënime për kallëzime, ndërkohë që shterojnë afatet ligjore. Ne do shohim se pretendimi i PD është; që regjistrat kanë rrjedhur informacion. Detyra jonë është që; a kanë rrjedhur këto informacione te patronazhistët? Duhet të dëgjojmë ata të cilët kemi thirrur për të dëshmuar. Mund të thërrasim dhe patronazhistë për të dëgjuar. Ne jemi të gatshëm që të thërrasim këdo, i detyrohemi shqiptarëve. Patronazhistët e PS janë nga punonjësit asocial më të mirë vullnetar që kemi në këtë vend. Janë ata që e dinë shumë mirë që; ‘Marsela ka ditëlindjen, apo të rregullojë shtëpinë e saj, që të vaksinohet’. Ne s’mund të qëndrojmë si parlamentar që të themi; ka ndodhur. Por duhet të hetojmë se çfarë ka bërë gjendja civile, apo autoriteti kombëtar, apo Komisioneri Publik. Ne këtë do të hetojmë. Do kërkojmë dhe ndihmën e strukturës së mbrojtjes së votës. Shumica ka vendosur në mirëbesim. Ka marrë një plan të mirëbesuar nga kryetari. Shumica ka vazhduar mbledhjen dhe nuk humbi asnjë sekondë kohë. Nëse ka një element që zoti Alibeaj ka propozuar dhe nuk është, atëherë ma gjeni. Dy prokurorët do të zbulonin apo do ta zbulojnë këta. Do flasin prokurorit se si a dhënë lekët zoti Rama për qytetarët kundër votës?! I kanë parë këta prokurorë këto gjëra! Ata kanë detyrë që të hetojnë.”, tha Toni Gogu.

Pyetjes nëse një nga dëshmitarët e thirrur në komision do të merret me forcë nëse nuk do të pranojë që të jetë i pranishëm për t’u marrë në pyetje, zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor tha se; “Do të zbatojmë kodin e procedurës penale.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: