Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, është parashikuar që të mbahet në datën 13 korrik. Mësohet se mbledhja do të mbahet të hënën në orën 14:00.

Në këtë mbledhje komisioni do të administrojë opinionin e Komisionit të Venecias dhe provat e tjera të vëna në dispozicion për çështjen në fjalë.

Kujtojmë se shkarkimi i Metës nisi pasi ky i fundit zhdekretoi datën e zgjedhjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb