Përdorimi i TikTok është ndaluar për punonjësit e Komisionit të BE-së për arsye sigurie kibernetike.

Bordi i menaxhimit të korporatës ka vendosur të pezullojë përdorimin e aplikacionit, të prodhuar në Kinë, në pajisjet celulare të kompanisë dhe gjithashtu në pajisjet personale të regjistruara në sistemin e pajisjeve celulare.

“Masa është në përputhje me politikat tona të rrepta të brendshme të sigurisë kibernetike për përdorimin e pajisjeve celulare.”, tha zëdhënësja Sonya Gospodinova, ndërsa shtoi se; “Masa ka për qëllim mbrojtjen e Komisionit kundër kërcënimeve dhe veprimeve të sigurisë kibernetike”. Gjithashtu nga Komisioni i BE u kërkua anulimi i aplikimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se data 15 mars.

Nga ana tjetër, TikTok, gjiganti kinez i videove ka dënuar vendimin e Bashkimit Evropian për të çaktivizuar aplikacionin nga pajisjet profesionale të punonjësve të tij si “të gabuar”. Në një deklaratë të lëshuar nga kompania thuhet: “Ne jemi të zhgënjyer nga ky vendim, i cili besojmë se është i gabuar dhe i bazuar në njëanshmëri. Ne kemi kontaktuar Komisionin për të rregulluar të dhënat dhe për të shpjeguar se si ne mbrojmë të dhënat e 125 milionë njerëzve që janë në TikTok çdo muaj në të gjithë BE-në”, thuhet në reagim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb