Komisioni Europian do të vonojë vendimin e tij mbi borxhin e Italisë për shkak të samitit të liderëve të BE, tha një zyrtar i Bashkimit Europian të hënën. Ekzekutivi i BE pritej të vendoste në mbledhjen e tij javore të martën nëse do të rekomandojë veprim disiplinor kundër Italisë mbi borxhin e saj në rritje.

Zyrtari tha se nuk është caktuar asnjë datë kur Komisioni do të takohet për këtë çështje. Ndërkohë, qeveria italiane pritet të miratojë të hënën masa të reja buxhetore, të cilat ministri i Financave tha se do të korrespondonte me rregullat buxhetore të BE.

“Jemi duke bërë rregullime në buxhet që duhet të miratohen të hënën dhe më pas do t’i dërgojmë masat Komisionit,” tha ministri i Financave i Italisë Giovanni Tria në samitin e G20 në Osaka javën e kaluar.

“Unë jam optimist, sepse unë do të argumentoj se, përgjithësisht, angazhimet që kemi marrë për vitin e ardhshëm dhe ajo që po bëjmë këtë vit korrespondojnë me pajtueshmërinë me rregullat. Pres një rezultat pozitiv “. Udhëheqësit e BE do të rifillojnë takimin e tyre të martën.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb