Kanë dale ditën e sotme vendimet e Komisioni të Disiplinës, për ndeshjet e fundjavës se kaluar. Bie në sy dënimi i tifozëve të Flamurtarit me gjobë, pas disa dënimeve të mëparshme.

Ja të gjitha vendimet.
1.FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lekë.

2.Lojtari i KF “Besa”, Besmir Kullolli, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Lojtari i KF “Beslidhja”, Bangoura Moiss Baaou, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Zyrtari i KF “Erzeni”,Shkëlqim Troplini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Zyrtari i KF “Erzeni”,Dorian Bubeqi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.KF “Besa” U-19, për sjellje të keqe të tifozeris së tyre, në bazë të nenit 66/1 të KDS, denohet me 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet ne masën 3 %.
7.Lojtari i FC “Term” U-19, Armando Gapi , për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Orgest Cukani, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.KF “Tomorri” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos plotësuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e ndeshjes kundër KF “Lushnja” U-17, në bazë te nenit 65/2 dhe 64 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0. Si dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje masat disiplinore do të përshkallëzohen.
10.FC “Term” U-17, pë dështim në përmbushjen e përgjegjësive ne ndeshjen Kunder KF “Lushnja” U-17, në bazë te nenit 65/2 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0. Si dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje masat disiplinore do të përshkallëzohen.
11.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Laci”, Elion Stafa, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
12.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC “Flamurtari”, Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
13.Rrëzimin e kërkesës së lojtari të KF “Naftëtari”, Xhafer Kajo, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/komisioni-i-disiplines-denon-perseri-tifozet-e-flamurtarit-ja-te-gjitha-vendimet/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb