Ka vonuar shumë pak reagimi i klubit Tirana pas vendimeve të rënda të dhëna nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptaret të Futbollit. Bardheblutë nuk përdorin tone të ashpra, por gjithsesi i cilësojnë të papranueshme pezullimet e gjata sidomos për sulmuesin anglez, Majkëll Ngo. Po ashtu, për Tiranën është shumë i ekzagjeruar edhe vendimi për të dënuar skuadrën me katër ndeshje pa tifozë. Klubi bardheblu ka paralajmëruar se do të apelopjë këto vendime.

Untitled
Untitled

REGIMI KF TIRANA
Komisioni i Disiplines sot ka denuar KF Tiranen te luaj 4 ndeshje pa tifoze ne shtepi. Klubi do te kerkoj nga Federata Shqiptare e Futbollit, fillimisht sipas procedures vendimin e argumentuar e me pas do te apeloje kete vendim ne Komisionin e Apelit. Nje shishe plastike e hedhur ne drejtim te gjyqtarit anesor nga nje individ eshte shfaqje e denueshme, por kurresesi me forma kolektive qe mbyllin dyert e stadiumit, standart ky qe cuditerisht perdoret vetem per klubin tone. Klubi distancohet nga te gjitha shfaqet e dhunes dhe per rastin ne fjale kemi vene ne dispozicion te Policise se Tiranes materialet filmike. Gjithashtu, keto pamje do ti vihen ne dispozicion dhe Komisionit te Apelit dhe me tej nese do te jete e nevojshme. Klubi do te apeloje gjithashtu denimin e dhene per Michael Ngo, qe pertej gjithe fjaleve te thena nuk ka qene as provokatori dhe as agresori
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: