Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për sa i përket gjithçka ka ndodhur në javën që lamë pas në futbollin shqiptar, në të gjitha kategoritë.

Pas marrjes në shqyrtim të rasteve, për sjellje të gabuar të spektatorëve, është paralajmëruar Kukësi. Drejtësia sportive në vend është treguar tolerante sot, por një gabim i dytë nga lojtari i 12-të i verilindorëve mund të ketë pasoja.

Ndëshkime pati edhe në ligat e tjera, sakaq vlen të përmendet se pati edhe refuzime kërkesash. Vendimet e Komisionit ishin plot 14 dhe hyjnë në fuqi menjëherë.

Vendimet:

FK Kukësi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i KF Gramshi, Ledio Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Klajdi Koreci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Weslei Della Vechia Da Silva, për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut, në bazë të neneve 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Turbina U-13, për aktivizimin e dy lojtarëve që nuk kishin të drejtë të riluanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi B, kundër FK Apolonia U-13, në bazë të neneve 30/3 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3.

Lojtari i Shkëndija Tr. U-17, Leonel Qoshku, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Laçi U-17, Ermis Mihana, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-17, Alvaro Haxhi, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-17, Oresti Gjika, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tomori U-17, Fjordi Mesiti, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tomori U-17, Rei Daullxhiu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Labëria Fc U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hyrjen e paautorizuar në terrenin sportiv duke shkaktuar akte të dhunës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/b, 65/3/h dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rrëzimin e kërkesës së Iliria, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb