Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet për këtë javë futbollistike.

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani ishte një kaos i vërtetë përsa i përket sjelljes së tifozëve, të cilët “dogjën” stadiumin me fishekzjarrë duke bërë që loja të ndalej. Për këtë arsye Komisioni i Disiplinës, ka gjobitur të dyja klubet për sjelljen e gabuar të tifozëve. Tirana dënohet me 100 mijë lekë të vjetra ndërsa Partizani me 200 mijë. Dënim pati dhe për Skënderbeun, me korçarët që do të luajnë 4 ndeshje pa tifozë në stadium.

Më poshtë keni vendimet e plota.

KF Tirana për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Skenderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në aplikim të Nenit 32 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të Nenit 32/4 të KDS do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Lojtari i FK Tomorit, Sali Kumani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Tirana U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i FC Gramozi, Rigels Kamber, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Kelcyra, Daniel Karepi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i AF Shqiponjat 2017 – U17, Florian Likja për protestë me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Besëlidhja U-17, Algert Dushi për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në ndeshje, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj për protestë me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Football Republic U-19, Enes Doku, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Vllaznia U-19, Klaudio Kodra për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës se lojtarit te KF Korabi Nikolin Duka për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit./PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb