Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është diskutuar kandidatura për Kreun e Autoritetit të Konkurrencës.

Denar Biba është propozuar  për kryetar.

Ndërkohë nga ana e opozitës ka pasur një reagim kundër, ndërsa e ka kundërshtuar kandidaturën e Denar Bibës, duke theksuar se Biba është akuzuar nga një anëtar i Gjykatë së Strasburgut.

“Duam që zotëria të vijë, dhe të na paraqesë platformën e vetë dhe për të treguar vizionin e tij për të drejtuar këtë institucion. Institucioni i konkurrencës është shumë e rëndësishme. Ne absolutisht nuk gjykojmë që zotëria do të ketë besimin e një pjese të mirë, jo vetëm të opozitës por edhe shoqërisë. Mos të harrojmë që është, jo vetëm me afërsinë politike, por të mos harrojmë që është personi që ka mbajtur një pozicion të lartë shtetëror që është akuzuar nga një anëtar i Gjykatës së Strasburgut.Kur keni qenë ju në opozitë, keni pasur një post. Ka uzurpuar pozicionin e anëtarit që e ka mbajtur opozita.”, ka thënë më tej Rushaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: