TIRANE- Komisioni i Kuvendit për Ekonominë dhe Financat diskutoi sot në seancën e parë për këtë vit, Aktin normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr.185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014” të ndryshuar”.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë diskutimit të kësaj çështje u shpreh se, “Akti normative ka 3 objektiva. Së pari, objektiv rialokimi i fondeve për të krijuar fondin e shpronësimeve. Së dyti, objektiv mbështetjen e sektorit të energjisë. Së treti, objektiv rialokimin e fondeve në plane dhe projekte”.

Sipas ministrit Cani, “proçesi i shpronësimeve kërkon vëmendjen e duhur. Për këtë arsye kemi rialokuar 1.5 mrd lekë për to”. Ndërsa, vijoj më tej, Cani, gjatë vitit 2014 vëmendje kryesore i është kushtuar edhe mbështetjes së sektorit të energjisë.

Sipas kreut të financave, prioritet mbeten zgjerimi i investimeve në sektorë staregjikë të ekonomisë.

Në komision pati edhe debate mes ministrit Cani dhe deputetit të PD-së, Sheferedin Shehu.

Deklaratën e Canit se “Kush ka zbuluar dëmet të mos bëjë demagogji”, deputeti Shehu e cilësoi një provokim.

“Ministri vjen këtu për të dhënë llogari, të mos të na provokojë”.

Ndërsa Cani ka vazhduar më tej duke thënë se, “Çdo gjë është e qartë dhe e turpshme, dëmet s’janë dërguar në prokurori. Ne i pasqyrojmë sistematikisht detyrimet e prapambetura”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: