Deputetja Jorida Tabaku, në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë, u shpreh se ministrja e Ekonomisë duhet të jetë prezentë në Komision dhe sipas saj të japë llogari për buxhetin dhe arrestimin e sekretarit të përgjithshëm.

Pjesë nga fjala e Jorida Tabakut:

Kam nxjerr një listë me pyetje për ministren. Në seancën e fundit për aktin normativ kur diskutuam këtu kishim një listë me pyetje për ministren. Kishim një transferim kapitali tek koorporata e investimeve, kishim një sërë elementësh të cilët në gjykimin tonë e prishin procesin normal të planifikim buxhetor.

Ministrja nuk na ktheu përgjigje! Kam nxjerrë këtu një listë për të gjitha gjërat që nuk na ktheu përgjigje. Megjithëse ministrja nuk ktheu përgjigjje, unë nisa shkresa zyrtare për ministren dhe sot e kësaj dite nuk kam përgjigje për shkresat zyrtare që unë kam nisur.

Na erdhi një memo që në gjykimin tim ishtë një turp t’i vij deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Një memo ku dhe një student I ekonomisë di të shkruaj më mirë. Nuk e di sesi mund të shpjegohet transferimi I kapitalit me fjalë sikur të jetë hartim letërsie. Këtë e dini ju!

Unë dua përfaqësimin më të lartë këtu! I thamë ministres a ka nevojë për ndryshime të tjera? Nuk erdhi për të na sqaruar as në parlament, sepse në parlament pastaj bëhet diskutimi si bëhet. A ka nevojë për ndryshime tjera? “Jo” tha ministrja, “nuk ndryshon më buxheti.”

A ka mundësi që brenda këtij buxheti ne të bëjmë shtesa të tjera? Të gjithë kolegët tjerë ranë dakord, të paktën për dy fusha që mund të bëheshin shtesa.  Thamë e votojmë dhe ne aktin normativ. Jo, nuk ka më hapësirë, nuk do bëjmë më ndryshime të tjera tha

Me datë 30 u njoftua ky ndryshim. Unë mendoj që është e nevojshme që të jetë këtu së pari ministrja. Së dyti, kisha nevojë për një informacion.  Është hera e parë që ministrja për arrestimin e zyrtarit, nëpunësit më të lartë të autorizues i shtetit shqiptar, pasi sot ai është para drejtësisë. Minimumi ministrja duhet të vinte këtu, në daljen e kësaj publike, në mbledhjen e parë të Komisionin e Ekonomisë ku kishte përfaqësues dhe të jepte një sqarim se çfarë ka ndodhur.

Tani diskutojmë këtu për planifikim buxhetor sikur çfarë është dhe ju shkelni me dy këmbë buxhetin që miratoni vetë në fundvit. Dhe lërë pastaj të flasim për atë të miratuar në fillim të vitit, që është bërë leckë, ka 10 ndryshime që e kanë humbur komplet konceptin.

  1. kryetar ne jemi gjithë ditën këtu, kemi një axhendë të ngarkuar, ta spostojmë në orën 12 dhe fillojmë me pikat e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb