Dhoma e hetimit të Komisionit të etikës të FIFA-s, që ka kërkuar rihapjen e gjykimit për Michel Platini, kërkon që dënimi për drejtuesin e UEFA-s të jetë përjashtimi përjetë.

Këtë e ka raportuar e përditshmja “Liberation”, duke cituar burime konfidenciale.

Raporti që konfirmoi aktakuzën, nënvizoi gazeta, ka lënë të kuptohet se do të rekomandohet një sanksion i rëndë kundër Platinisë.

Dhe pas raportimit të “Liberation”, vjen konfirmimi direkt. Përjashtim përjetë: është sanksioni i kërkuar nga Komisioni i Etikës së FIFA-s për presidentin e UEFA-s, pohojnë avokatët e Platinisë.

Avokati Thibaut d’Ales tha se për Platininë është marrë vendimi më i rëndë ka dhoma e hetimit të komisionit të etikës.

Presidenti i FIFA-s dhe presidenti i UEFA-s janë në qendër të një hetimi për 2 milionët e marra nga Platini, pikërisht nga Blatter. Platini ishte një kandidat për presidencën e FIFA-s, zgjedhje që mbahen më 26 shkurt por me procesin aktual, kandidatura e tij është ngrirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: