TIRANË- Menjëherë pas publikimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë, Komisioni i Jashtëm e fut atë fut në rend dite.

Mësohet se Komisioni i Jashtëm do të thërrasë në seancë ambasadorin e BE-së në vendin tonë Florian Rauning.

Mësohet gjithashtu se ky komision ka ratifikuar sot marrëveshjen për pensionet me shtetin fqinjë Maqedoninë. Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj shtoi ndër të tjera se me rëndësi është zbatimi i këtyre marrëveshjeve pas ratifikimit.

Ndërsa kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e vuri theksin tek të drejtat e njeriut të cilat sipas tij, “duhet të kthehen në një debat të brendshëm”.

“Ne i shohim konventat si detyrim ndaj të tetëve”,- tha ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb