Është zhvilluar këtë të martë Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku edhe po diskutohet projektbuxheti për vitin 2023.

Në fjalën e tij deputeti Enkelejd Alibeaj shtroi pyetjen nëse e përcakton qeveria si duhet që Gjykata Kushtetuese të administrojë buxhetin, ndërsa u shpreh se është absurde që Gjykata Kushtetuese kërkon para.

Nga ana e tij përfaqësuesi i GjK tha se ka një fond shtesë për sistemin e mbrojtjes nga zjarri.

Pjesë nga diskutimi:

Eugen Papandile (Gjykata Kushtetuese): Shpresoj tu bind për 3 projekte që kam paraqitur së fundmi pranë komisionit të ligjeve që lidhen me situatën aktuale.

Kërkesa e parë është një shtesë që kërkojmë nga ju për mbrojtjen kibernetike. Nuk ka nevojë të zgjatem për rëndësinë e madhe që ka mbrojtja kibernetike. Nuk është ndonjë fond i kripur për xhepat e qeverisë. Kërkesa është për mbrojtjen kibernetike dhe një shtesë për qiranë për makinat e institucionit.

Gjyqtarët apo administrata nëse kanë një punë jashtë orarit të punës, nuk paguajnë dot parkimin dhe kemi kërkuar për të pasur mundësinë e parkimit 24 orë. Gjithashtu është edhe investimi për mbrojtjen nga zjarri, është diku te 15 milionë lekë të vjetra. Fondet e hequra në mes të vitit dëmtojnë funksionalitetin e institucionit. Gjykata Kushtetuese e ka të përcaktuar në Kushtetutë autonominë financiare. Duhet të na lajmëroni përpara për këtë. Jo të na bëhet fakt i kryer. Janë pak a shumë sa shtesa që bëtë vitin e kaluar.

Causholli (Ministria e Financave): Buxheti është rritur në shpenzimet korrente 8%, ndërsa te investimet ka në rënie. Për kërkesat shtesë që lidhen me shpenzimet, të prioritizohen edhe njëherë nga institucioni, por edhe nga ana jonë.

Alibeaj: Elementi thelbësor i pavarësisë është pavarësia financiare. Në kushtetutë thuhet gjykata kushtetuese ka buxhet të veçantë që e administron në mënyrë të pavarur. Dua të di, si e keni konceptuar këtë parashikim kushtetues që është reflektuar edhe në ligjin gjykatës kushtetuese. A e praktikon qeveria që nëse gjykata kushtetuese kërkon 10 lekë dhe ju të jepni 7? Ja përcaktoni ju vetë se si duhet ta administrojë buxhetin? Dua të di si e ka konsideruar Gjykata Kushtetuese këtë administrim të pavarur, sa kohë që Gjykata Kushtetuese është gardiani i Kushtetueses?

Çausholli: Buxheti i institucioneve të pavarura zbaton ligjin ku janë parashikuar shpenzime koherente dhe kapitale.

Alibeaj:  Gjykata Kushtetuese bën analizën e nevojave që ka, ju paraqëet kërkesën, ju si qeveri i jepni të drejtën vetes që ta shkurtoni këtë buxhet apo respektoni si e sjellin ata kërkesën

Çausholli: Kjo është një procedura më e gjatë, buxheti kalon në dy deri në tre cikle të përgatitjes dhe miratimit të tij, kërkesat paraqiten në formë zyrtare dhe vlerësohen nga pikëpamja teknike nga Ministria e Financave . Pasi bëhet një analizë, paraqitet me shkrim aty ku mendohet se ku duhet përmirësuar. Pas kësaj vjen faza tjetër më e abdetuar me situatën dhe jepet një kufi i parashikuar që ne i quajmë si tavane buxhetore se cilat janë prioritet e institucionit.

Alibeaj: E kam edhe për përfaqësuesit e gjykatës që po ikin. Situata që krijohet në Komision të ligjeve sidomos në Gjykata Kushtetuese është surreale jemi në një situatë ku GjK lyp para dhe ne të tjerët futemi në të absurd dhe japim lëmoshë për qiranë e makinave apo ndonjë kërkesë që nuk u bën nder institucionit. Vetëm në këtë rast nuk nevojë për ndryshime ligjore. Institucionet e pavarura nuk duhet të shkojnë të lypin para tek qeveria pasi misioni i tyre është të kontrollojnë qeverinë. Nuk është normale që Gjykata Kushtetuese të jetë në krah me qeverinë dhe t’i kërkojë mëshirë në aspektin financiar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb