Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot zgjatjen e afateve të Vettingut.

Mbledhja e Komisionit të sotëm është zhvilluar me debate mes deputetëve, të cilët në fund i kanë dhënë “Ok” zgjatjes së afateve të procesit të Vettingut.

Një gjë e tillë është kërkuar nga mazhoranca, ndërsa nisma ishte kundërshtuar nga opozita. Megjithatë, ditën e sotme Komisioni i Ligjeve i ka hapur dyert zgjatjes së afateve të Vettingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb