Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve ku po diskuton për çështjen ‘Beccheti’, ku shteti shqiptar duhet t’i paguaj 110 milionë euro sipërmarrësit italian Francesco Bechetti.

Sipas avokates së shtetit, Enkelejda Muçaj, çështja ‘Beccheti’ vazhdon në gjykata.

Mes të tjerash ajo tha se Gjykata ndërkombëtare ka dhënë vendim të diskutueshëm.

Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb