Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të shpallura nga Kuvendi.

Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji si dhe Elsa Toska do t’i përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Komisionit.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se Besik Muçi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga lista e propozuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga kandidatet, Vorpsi pohoi se; “se përvoja e gjatë e imja do më ndihmoje në punën time për të çuar me tej të drejtën kushtetuese. Nk kam qene asnjehere e angazhuar ne ndonje parti politike apo grupim politik”.

Kandidatja e dyte në seance dëgjimore Elsa Toska u shpreh se eksperienca e saj është e fokusuar tek e drejta kushtetuese.

“Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të orientohet tek respektimi i të drejtave të njeriut, në forcimin e legjitimitetit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të behet neutralizuese e debateve kushtetuese politike. Objektivat sipas meje që duhet të ketë kjo gjykatë, do jenë në krijimin e një jurisprudence të re postreformë. Ligji për Gjykatën Kushtetuese u ndryshua gjatë reformës në drejtësi, është ndër më të mirët dhe besoj se do i përgjigjet sfidave për të ardhmen në ceshtjen e të drejtave të njeriut dhe cështjeve kushtetuese”, tha ajo.

Ndërkohë, kandidatja e tretë, Fiona Papajorgji u shpreh e bindur se i plotëson kushtet për të qenë pjesë e Kushtetueses, ndërsa shtoi se ky institucion duhet të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese. “Mendoj se plotësoj kushtet për të qenë anëtare e gjykatës Kushtetuese. Ka ardhur koha që Kushtetuesja të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese”, tha Papajorgji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb